We bring quality to the next level.

HEMO është një kompani private e themeluar më 1993 ne Shkup,Maqedoni.

Kompania për një kohë të gjatë në arenën ndërkombëtare ka krijuar reputacionin e saj si konsulente, furnitor dhe distributor I lëndëve të para, ingriedientëve të ndryshëm, të produkteve gjysëm të gatshëm dhe produkteve përfundimtarë. Për më shumë info rreth industrive në të cilat ne operojmë klikoni në linkun e biznesit në faqen tonë të intenetit.

Që në fillimet e hershme ne kemi kuptuar rëndësinë e të ndjekurit të trendeve botërore të industrive në të cilat ne operojmë, duke gjetur burimet më të mira të lëndëve të para dhe duke sugjeruar zgjedhjet më të mira për klientët tanë, gjë që na ka bërë më të besueshëm duke fituar respektin e merituar në tregun e rajonit.

Kompania jonë ka një personel shumë të motivuar, të trajnuar mirë dhe me një eksperiencë të madhe teknike, të cilat rriten vazhdimisht duke iu përshtatur sa më mirë kërkesave të klientëve tanë.

Ne ju përgjigjemi gjithmonë në kohën e duhur të gjitha kërkesave të klientëve tanë, madje duke arritur edhe në çmimet më konkurruese në treg. Ne ofrojmë një shërbim cilësor dhe ç’do gjë ne e ofrojmë të shoqëruar me dokumentacion të plotë bashkë me çertifikatat përkatëse si provë.

Qëllimi ynë kryesor është t’i shtojmë produkteve dhe biznesit tuaj një vlerë më të lartë dhe sigurisht të ndihmojmë klientët tanë të prodhojnë produktë të sigurta duke përdorur cilësinë më të mirë të lëndës së parë dhe inputeve të tjera, duke implementuar teknologjinë më të fundit në fushat përkatëse që ndihmojnë edhe në ruajtjen e mjedisit.

Na ndihmoni që të prodhojmë produkte më të shëndetshme dhe më të sigurta për njerëzit dhe bashkohuni me ne në rrjetin e këtij biznesi.
Për më shumë info rreth nesh kliko në linkun “na kontaktoni”.


Faleminderit për kohën tuaj që kaluat në faqen e HEMO.